Traditë në cilësi dhe persosmëri, eksperiencë e gjatë në ndërtim

Ndërtim dhe rikonstruksion infrastrukture rrugore, godinash civile dhe industriale, si dhe prodhim betoni dhe asfalto-betoni

Kompania

“S.M.O.Union” sh.p.k. ushtron aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit, kryesisht në infrastrukturë publike duke përfshirë rrugë të të gjitha niveleve, ujësjellës, linja elektrike të tensionit lartë, të mesëm e të ulët dhe ura. Aktiviteti jonë gjithashtu përfshin ndërtime civile e industriale dhe prodhimin e asfalto-betonit dhe betonit. Aktualisht “S.M.O.Union” sh.p.k është një nga kompanitë më të fuqishme në këtë sektor dhe është në proces ndërtimi të disa akseve rrugore nacionale e lokale në Shqipëri si dhe të disa godinave multifunksionale.

Misioni Ynë

Misioni i S.M.O. Union është të ofrojë cilësi dhe korrektësi maksimale në të gjithë aktivitetet e saja duke u bazuar në strukturat e mirë-organizuara, profesionalizmin e lartë teknik dhe respektimin e standarteve europiane.

Asetet

Kompania S.M.O. Union ka në stafin e saj më shumë se 80 punonjës me eksperiencë me kohë të plotë, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm në rritjen progresive të kësaj kompanie, si dhe stafin e përkohshëm në varësi të aktivitetit të momentit. S.M.O.Union disponon mbi 100 mjete dhe makineri të rënda ndërtimi, dy fabrika për prodhimin e asfaltit si dhe tre fabrika për prodhimin e betonit. Asetet e kësaj kompanie kapin vlera të konsiderueshme për tregun vendas.

Cilësi e Garantuar

Për cilësinë e lartë të shërbimeve dhe profesionalizmin e treguar në ushtrimin e aktivitetit të saj, S.M.O. Union sh.p.k. ka marrë çertifikatat ISO 9001:2008 për implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001:2004 për implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit, ISO 39001:2012 për implementimin e Sistemit të Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe OHSAS 18001:2007 për implementimin e Sistemit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

RRETH NESH

Historia Jonë

Shoqëria S.M.O UNION sh.p.k. është themeluar në vitin 1994 në qytetin e Shkodrës. Që nga themelimi e deri më sot, shoqëria S.M.O UNION sh.p.k. ka ushtruar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit të objekteve të ndryshme social-kulturore, ndërtime të reja shumëkateshe, qendra historike, rrugë të ndryshme nacionale e rurale, ujësjellësa, kanalizime, etj. Ndërmarrja prodhuese është një ndër ndermarrjet më të medha në vend për prodhimin e elementeve të betonit dhe te asfaltit.

“S.M.O UNION” sh.p.k. është një shoqëri me pervojë gati 20-vjeçare në fushën e ndërtimit, kryesisht në punimet e ndërtimit në rrugë, rrugë interurbane kryesore dhe dytësore, rrugë rurale, superstrada, dhe mirëmbajtjen e tyre. Punimet që ne kemi realizuar kanë qenë të shumëllojshme dhe në shumicën e rasteve të një shkalle vështiresie jo të vogël në aspektin ndërtimor dhe inxhinierik. Në të gjitha rastet, duke patur mbështetjen e një stafi të kualifikuar inxhinierësh, teknikësh, financierësh dhe pa dyshim të të gjitha hallkave që perbëjnë një shoqëri ndërtimore, ne jemi munduar që të japim zgjidhjet më të mira në të gjitha aspektet.

Kompania jonë ka një bashkëpunimin korrekt me autoritet kontraktore si bashkitë dhe komunat e ndryshme, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe Drejtoritë Rajonale të Rrugëve. S.M.O. Union ka qendër në Shkodër dhe filial në Tiranë.

Në të ardhmen shoqëria jonë ka projekte ambicioze për një rritje progresive dhe të konsiderueshme duke u bazuar në punën tonë të palodhshme, seriozitetin dh profesionalizmin që na karakterizon që nga themelimi.

Aktivitetet Tona

Ndërtim Rrugësh

80% Complete

Ndërtim Godinash Civile dhe Industriale

60% Complete (warning)

Prodhim Betoni dhe Asfalto-betoni

60% Complete (warning)

Ndërtim Ujësjellësash

40% Complete (success)

Ndërtim Linjash Elektrike

40% Complete (success)

Diga

20% Complete

KONTAKT

Na kontaktoni

Tel: 0672060324

Email: smounion@yahoo.com



Vendndodhja:

Selia Qendrore: Shkodër
Filial: Tiranë